Dy gra të vdekura nga aksidenti në Korroticë të Drenasit

Dy gra të moshës 26 dhe 45 vjeçare kanë vdekur si pasojë e plagëve të marra nga aksidenti në fshatin Korroticë e Poshtme e Drenasit.

Të lënduarat fillimisht ishin dërguar për tretman mjekësor, njëra në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran dhe tjetra në Drenas, por nuk kanë arritur të përballojnë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe të njëjtat kanë ndërruar jetë.

Lajmin e ka konfirmuar për Demokracia.com, zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Ju njoftojmë se dy nga personat, e lënduar që ishin dërguar për tretman mjekësor, njëra në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran dhe tjetra në Drenas, nuk kanë arritë të përballojnë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe të njëjtat kanë ndërruar jetë. Vdekjen e viktimave :
– L.P (femër) 45 vjeç, dhe – Q.Th(femër) 26 vjeç e kanë konstatuar ekipet mjekësore në qendrat e sipërshënuara”, ka thënë Ahmeti.

Ahemti njoftoi se aktualisht hetuesit po vazhdojnë të kryejnë ekzaminimet e nevojshme dhe po ndërmarrin veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *