Ky është biznesmeni që dyshohet se e vrau 27 vjeçarin në tregun e Mitrovicës

Pas një zënke sot në tregun e Mitrovicës ndodhi një ngjarje e rëndë, ku një person u vra e dy të tjerë mbeten të plagosur.

I vrarë mbeti 27 vjeçari Valmir Fazliu, nga fshati Dolak i Vushtrrisë.

Shefki Asllani, pronari i një kompanie është i dyshuari për vrasjen e sotme në Tregun e Gjelbër në qytetin e Mitrovicës.

Sipas policisë, nga kjo ngjarje kanë mbetur të plagsour edhe dy persona të tjerë, të cilët janë duke u trajtuar në spital.

“Me të pranuar informacionin, në vendin e ngjarjes me urgjencë kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore. Nga informatat e para nga vendi i ngjarjes është kuptuar se në rast ishin përfshirë katër persona civil, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar, tre persona ishin plagosur të cilët me urgjencë janë dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë. Ndërkohë nga autoritetet spitalore është raportuar se njëri nga të plagosurit, viktima V. F., 27 vjeçar, si pasojë e plagëve kishte vdekur, ndërsa dy të plagosurit tjerë vazhdojnë të jenë në tretman mjekësor”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *