Enca me mendje ende në Dubai, ndan foto atraktive me veshje të ngushtë

Enca theksoi linjat me kostumin e ngushtë.

Enca Haxhia së fundi është kthyer në Tiranë, pas pushimeve disaditore në Dubai, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja, nga atje ka publikuar fotografi të shumta në rrjete sociale, në të cilat nuk i kurseu as provokimet për 2.3 milionë ndjekësit e saj.

Në foton e fundit, Enca u shfaq e veshur me një kostum të ngushtë e të hapur tek pjesa e gjoksit, ndërsa e kombinoi me një çantë rozë.

“Vajza e qytetit të madh”, ka shkruar ajo sipër fotos, teksa nuk munguan komentet e shumta të ndjekësve.

Enca gjatë qëndrimit në Dubai u takua edhe me një sheik e një artist të njohur, e po ashtu e kishte afër edhe Conor Mc Gregor./Lajmi.net/

www.al-press.online

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *