Kryeministri Kurti emëron Bardhyl Dobrën zëvendësministër

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Bardhyl Dobrën, zëvendësministër të Punëve të Brendshme, përcjell Kosova Post.

Bardhyl Dobra është në përfundim të doktoraturës, pranë Universitetit Gent në Belgjikë me temë “Administrata publike në shtete post-konflikt: rasti i Kosovës”.

Në një njoftim për media thuhet se Dobra është i lindur më​ 17 shkurt 1986 në Drenas.

 

Përveç gjuhës shqipe, ai flet edhe gjuhën frënge dhe atë angleze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *