Daçiq: Nëse do të ishte Ashton, do t’ia impononte Kosovës krijimin e Asociacionit

“Do të ishte e papërgjegjshme që Beogradi ta tërhiqte nënshkrimin nga marrëveshja e Brukselit, megjithëse është e vështirë të kesh një marrëveshje që parashikon formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por e cila nuk respektohet”, tha kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili nënshkroi marrëveshjen tetë vite më parë, transmeton Kosova Post.

Ai i tha se Beogradi nuk do të bëjë ndonjë lëvizje edhe pse mund ishte e logjikshme dhe e arsyeshme për shkak të zemërimit tonë pse nuk u zbatua marrëveshja e Brukselit, sepse  do të ishte  e papërgjeghsme, sepse Serbia dëshiron të jetë faktor konstruktiv.

“Marrëveshja e Brukselit u nënshkrua për shkak të dispozitave që lidhen me formimin e Asociacionit të komunave serbe. Është e sigurt se askujt nuk i shkoi mendja që do të kalojnë vite  që jo vetëm të injorohet, por edhe që Prishtina ta refuzoj e të mos e pranoj atë marrëveshje.

 

Ai deklaroi se nuk ka dyshim se nëse Catherine Ashton, do të qëndronte në pozicionin e Përfaqësueses së Lartë të BE-së do ta impononte çështjen e krijimit të Asociacionit sepse disa gjëra nga ajo marrëveshje nuk janë realizuar.

Ai gjithashtu tha që Ashton , kishte një autoritet autoritet të caktuar si në BE ashtu edhe në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara e që fatkeqësisht  ajo u “ndrërrua” praktikisht në fund të atij viti pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit.

“Por ne nuk duhet të interesohemi për këtë. Ne jemi të interesuar për autoritetin e BE-së. Nëse Catherine Ashton e nënshkroi atë si një garantuese në emër të BE-së, atëherë nuk është problem i Serbisë kush do të jetë Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politika e Punë të Jashtme dhe të Sigurisë”, tha Daçiq.

Ai beson se Bashkimi Evropian duhet të shqetësohet për autoritetin që ka kur bëhet fjalë për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit.

“Kështu, ata konfirmuan që autoriteti i tyre është praktikisht zero dhe në atë kuptim, shtrohet çështja e përshtatshmërisë së negociatave të mëtejshme me Prishtinën”, tha Daçiq.

Daçiq gjithashtu tha se Marrëveshja e Brukselit ishte e një rëndësie të madhe në shumë aspekte, ndërsa ka kujtuar se pjesë integrale e integrale e marrëveshjes është që forcat e armatosura të Prishtinës nuk mund të vijnë në veri të Kosovës pa pëlqimin e KFOR-it

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *