Bajqionvci i drejtohet opozitës: Me mbi 120 gurthyes e keni shndërruar Kosovën në Çernobil

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovcit, i ka reaguar opozitës duke thënë se Kosova është bërë Çernobil shkaku i tyre. Kjo sepse, sipas tij, në Kosovë janë mbi 120 gurthyes, përcjell Kosova Post.

Bajqinovci gjithashtu tha se Kosova renditet si vendi më i korruptuar sipas raporteve ndërkombëtare.

Postimi i plotë:

 

Opozita po harron se të gjitha raportet ndërkombëtare e paraqesin Kosovën si vendi më i korruptuar. Raporti i Progresit, raporti i Transparency International, raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, pra të gjitha raportet ndërkombëtare tregojnë për korrupsion endemik.

Në 10800 kilometra katror i kemi mbi 120 gurëthyes, pra e keni shêndrruar Kosovën në Çernobil.

Vet kjo opozitë e ka sjellë shtetin e Kosovës në këtë pozitë, ku për korrupsion dhe krim të organizuar krahasohemi me vendet Afrikane dhe të Amerikës Latine.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *