VV e konfirmon se deputetja e PDK-së kaloi në partinë e tyre

Derisa po zhvillohej seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, të gjithë ka habitur prania e deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Adelina Grainca.

Grainca ka habitur të gjithë pasi në Kuvend hyri bashkë me liderin e VV-së, si dhe kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Përpos kësaj, Grainca madje edhe votoi në zgjedhjen e presidentit të vendit.

E njëjta vazhdoi tutje duke u ulur në ulëset të cilët i takojnë Lëvizjes Vetëvendosje. Por jo vetëm kaq, pasi e njëjta thuhet se tashmë ka ndërruar partinë e saj politike.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Artan Abrashi ka konfirmuar se Adelina Grainca ka kaluar në partinë e VV-së.

“Po”, ka thënë shkurt ai.

Duhet përkujtuar që tashmë është duke u realizuar raundi i tretë me radhë në zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.ln

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *