AAK ‘e dënon’ Albena Reshitajn

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka përjashtuar deputeten Albena Reshitaj nga partia.

Kështu mëson Indeksonline përmes burimeve të veta.

Përjashtimi i Reshitaj vije si pasojë e prezencës së saj gjatë seancës së mbrëmshme të Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e presidentit.

Ndryshe, veprimin e Reshitaj e ka dënuar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ai tha se Albena Reshitaj nuk tregoi ‘diciplinë’ karshi vendimit të AAK-së.

“Sot jam informuar nga Albena Reshitaj se ajo po mendon me marrë pjesë në seancë, i kam thënë që nuk jam dakord që mos të marrë pjesë. Unë i kam thënë që neve nuk na është kërku një rol si subjekt politik, për të konmtribu si AAK, duke mos pas asnjë rol ne jemi përjashtu, e konsideroj të padrejtë vendimin e zonjës Reshitaj.

Nuk na është kërku, nuk na është ofru ky rol, ky qëndrim është jo i drejt jo i duhur i Reshitaj. Është vendim jashtë diskutimeve që i kemi marrë në parti, në kryesi”, ka thënë Haradinaj.

Vlen të theksohet se dje në media është raportuar se Albena Reshitaj do t’i bashkohet grupit parlamentar të Vetëvendosjes./Indeksonline/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *