Prej të martës mbyllje të gastronomisë, qendrave tregtare dhe gym-ave!

Kryetari i Gatronomisë, Petrit Kllokoqi, ka thënë se sot ka zhvilluar një takim me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe Ministrin e Financave, Hekuran Muratin, lidhur me masat e reja.

Ai tha se u ftuan për konsulltim por në fakt, sipas tij, u informuan për mbylljen e gastronomisë, qendra tregtare dhe gym-ave nga data 6 deri më 18 prill.

 

“Sot zhvilluam një takim me Ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia, Ministren e Industrise, Ndermarresise dhe Tregtise Rrozeta Hajdari dhe Ministrin e Financave Hekuran Murati.

Përkunder faktit që ne ishim të ftuar për konsulltim, ne nuk u konsulltuam por u informuam për vendimin e mbylljes se Gastronomisë, Qendrave tregtare, GYM-ave dhe Shkollave, nga data 06 deri me datën 18 te ketij muaji.

Ky vendim eshte vendim arbitrar, i njëanshëm, dhe jo i pranueshem për Gastronominë e Kosovës e cila çdo ditë e më shumë po rrëzohet për toke. Ne kundershtojme fuqishem kete vendim dhe do të vazhdojme të kundershtojme edhe më tutje çdo vendim që mirret njëanshem pa konsulltim.

Të hënën në ora 14:00 mbahet Kuvendi i Shoqates së Gastronomëve të Kosovës ku do të vendosim bashkarisht për hapat e mëtutjeshëm dhe do i përgjigjemi Qeverisë së Kosovës për vendimin e marrë!”, tha ai./IndeksOnline/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *