Çka nëse nuk sigurohet numri i mjaftueshëm i votave në kuti? 80 aq sa kërkohet?

Kuvendi i Kosovës është mbledhur dhe po voton për zgjedhjen e presidentit. Në votimin e parë nuk u arrit të tubohen 80 vota në kuti, që do të jepte mundësinë të zgjidhej presidenti, nëse të 80 votuesit do të ishin pro.

Ndërsa, po të merrnin pjesë në votim 80 deputetë, dhe nuk do të ishin të gjithë pro, atëherë do të shkohej me raundin e dytë të votimit.

Por, çfarë ndodhë, nëse nuk arrihet kuorumi i nevojshëm prej 80 votave në kuti?

 

 

Në procesin e votimit për zgjedhjen e presidentit ku kandidatë për president janë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta, edhe pse të pranishëm në sallë ishin 82 deputetë, në votim morën pjesë vetëm 78 prej tyre.

Kjo bëri që të përsëritet votimi i raundit të parë.

Sipas procedurave dhe afateve ligjore, i njëjti votim mund të përsëritet deri në afatin e fundit për zgjidhjen e presidentit.

Nëse edhe deri atëherë nuk arrihet kuorumi i nevojshëm, dhe nuk zgjidhet presidenti, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *