Çfarë letre i dha Kujtim Shala – Behxhet Pacollit?

Deputeti në Kuvendin e Kosovës, Behgjet Pacolli, ka folur rreth letrës që e mori nga deputeti i LDK-së, Kujtim Shala.

Në një prononcim para gazetarëve, Pacolli ka pyetur gazet arët se mos po doni me ju tregu se cfarë ka në atë letër.

“Mos po doni me ja dhanë atë letër edhe juve. Vota është e fshehtë, cdo deputetë është i përgjegjshëm për votën e vetë. Unë e kam kryer punën time si deputetë”, ka thënë Pacolli.

 

Në seancën e Kuvendit të Kosovës para fillimit të seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit, ku pa Kujtim Shala e Behxhet Pacolli që kanë shkëmbyer diçka mes tyre, gjë që dëshmohet edhe me anë të fotos.

Vlen të theksohet se gjatë hyrjes në sallë kandidatja për presidente Vjosa Osmani e ka veçuar Behgjet Pacollin me të cilin ka biseduar diçka.

Ndërsa, në pauzë 30 minuta ka shkuar Kuvendi i Kosovës, ka njoftuar kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, pasi në dy herët e para të votimit në kuadër të rundit të parë nuk kishte kuorum për votimin e presidentit.

Në përsëritjen e raundit të parë kanë qenë vetëm 79 deputetë që kanë votuar dhe me këto vota konsiderohet që nuk ka kourum.

Si kandidatë janë prezantuar Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *