Ku janë trashëgimtarët e Millosheviqit dhe çfarë bëjnë ata?

Trashëgimtarët e presidentit të ndjerë të Federatës së Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë(RSFJ), Slobodan Millosheviq, Marko dhe Marija Millosheviq, sot jetojnë jetë të izoluara larg syve të publikut, transmeton Kosova Post.

Ndërkohë, Marko ishte martuar për herën e dytë me një profesoreshë universiteti me të cilën kishte një vajzë  të cilën e pagëzoi me emrin e motrës së tij Maria. Ndërsa vajza e Millosheviqit Maria mbetet beqare edhe pse flitet se ajo ka një lidhje.

Ndryshe, menjëherë pas 5 tetorit, Marko shkoi në Rusi me nënën e tij Mira Markoviq. Ndërsa gruaja e tij pa kurorë Milica Gajiq dhe djali i tij, i cili u emërua Marko (i ri) qëndruan për të jetuar në Pozharevac.

 

Në Rusi,  Marku u martua me ruse, Valeria, me të cilën kishte një fëmijë tjetër, një vajzë që mban emrin e motrës së tij Maria e cila është rreth 16 vjeç dhe mban kontakte me të.

Por ndërkohë, siç u përfol, ai gjithashtu takoi, një bukuroshe ndërsa studionte në SHBA dhe me të cilën gjoja është ende sot.

Ai u pa për herë të fundit në publik në 2019, në ceremonin e varrimit të nënës së tij në Rusi.

Djali i Millosheviqit, flitet se ka një apartament në Moskë, megjithëse, siç ishte shkruar, ai shpesh qëndronte në shtëpinë e nënës së tij 300 metra katrorë, e cila ndodhet në një vendbanim elitar jo shumë larg Moskës.

Nga ana tjetër, vajza e Sllobodan Millosheviqit, Maria, jeton gjatë gjithë kohës në Mal të Zi, larg vëmendjes së publikut, shkruan gazeta pink.rs. Ajo nuk ishte në varrimin e nënës së saj sepse u ndalua të merrte pjesë sepse nuk kishte dokumente udhëtimi dhe dokumente të tjera të nevojshme personale.

Ndryshe, roletat në dritare  të shtëpisë vazhdimisht janë të mbyllura dhe Maria del nga shtëpia shumë rrallë.

Por fqinjët kanë thënë mediave se ajo është jashtëzakonisht e këndshme, edhe pse duket shumë e tërhequr.

Maria ka dy ndihmës, por flitet se ka edhe një partner. Ajo është shumë e kujdesshme dhe nuk lejon ti bëjnë fotografi e lere të flas diçka. Ajo shumë rrallë pi kafe me disa nga fqinjët që shoqërohet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *