Erdogan: Turqia ka në plan t’ia ofrojë vaksinën kombëtare antiCOVID të gjithë njerëzimit

Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri me dije se Turqia ka në plan të ofrojë vaksinën e saj kombëtare antiCOVID për të gjithë njerëzimin në kushtet më të përshtatshme, kur të përfundojë puna shkencore për zhvillimin e saj.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi të martën se vendet që kanë siguruar doza të mjaftueshme për të vaksinuar qytetarët e tyre, vaksinat e tyre të tepërta duhet t’ua dërgojnë vendeve në nevojë.

Ky vlerësim i presidentit turk erdhi përmes një videomesazhi në adresë të aktivitetit virtual të Nismës së Financimit për Zhvillimin në Epokën e COVID-19 dhe Përtej (FFDI), organizuar nga Kombet e Bashkuara me pjesëmarrjen e kryetarëve të shteteve dhe qeverive të shteteve anëtare.

“Është shqetësues për njerëzimin fakti që miliarda njerëz nuk kanë siguruar as dozën e parë të vaksinës, ndërkohë që ka vende të cilat kanë vaksinuar gati të gjithë popullsinë e tyre”, tha ai.

Sipas tij, çështja e vaksinës ka marrë një kthesë të tmerrshme, pasi gati 100 vende nuk kanë ende qasje në vaksinën antiCOVID.

“Por është e qartë se pandemia nuk do të marrë fund dhe rimëkëmbja ekonomike nuk do të realizohet pa garantuar qasjen e drejtë në vaksinë. Vendet që arrijnë numrin e dozave të mjaftueshme për vaksinuar qytetarët e tyre, vaksinat e tyre të tepërta duhet t’ua dërgojnë vendeve në nevojë”, theksoi Presidenti Erdogan në videomesazhin e tij.

Erdogan bëri me dije gjithashtu se Turqia ka në plan të ofrojë vaksinën e saj kombëtare antiCOVID për të gjithë njerëzimin në kushtet më të përshtatshme, kur të përfundojë puna shkencore për zhvillimin e saj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *