Kastriot Berisha më i votuari nga radhët e AAK-së në Malishevë

Rezultatet preliminare nga zgjedhjet e vitit 2021 kanë sjellë risi në skenën politike si në nivel nacional ashtu edhe në nivel lokal.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Malishevë ka arritur të marrë rreth 6% të votave.

 

 

Por, kandidati më i votuar nga këto zgjedhje në Malishevë në radhët e AAK-së është Kastriot Berisha, i cili për herë të parë ka marrë pjesë në zgjedhje parlamentare.

Berisha i cili është krahasuar për ngjashmërinë me liderin Ramush Haradinaj besohet se ka marrë përkrahje nga elektorati i AAK-së edhe në nivel vendi, por për këtë duhet të pritet certifikimi i rezultateve.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Berisha përmes një statusi në Facebook.

“Sipas rezultateve preliminare unë jam kandidati më i votuar i AAK-së në komunën e Malishevës. Po ashtu, në fshatin tim Gurbardh, AAK është partia më e votuar nga të gjitha fshatrat në komunën e Malishevës”, ka shkruar Berisha.

AAK në nivel vendi ka arritur të marrë 7.4% të votave nga Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *