Sonte në mesnatë përmbyllet fushata

Sonte në mesnatë mbyllet fushata e parakohshme parlamentare e 14 shkurtit.

 

 

Të gjitha partitë politike, kanë kohë deri në mesnatë për të kryer premtimet dhe për t’ju bërë thirrje qytetarëve të votojnë partinë e tyre.

Dita e nesërme është heshtje zgjedhore ndërkaq të dielën duke filluar nga ora 07:00 e mëngjesit hapen vendvotimet për qytetarët të cilët do të votojnë kandidatët për deputet dhe kryeministrin e ardhshëm të Kosovës.

Ky vit është i jashtëzakonshëm dhe ndryshe nga ai i shkuari pasi bota po përballet me pandeminë COVID-19, gjë që ka ndryshuar procesin e votimeve nga diaspora.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *