Haradinaj-Stublla: Serbia duhet të marrë përgjegjësinë për gjenocidin e kryer ndaj shqiptarëve të Kosovës

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj, deklaroi sot se është koha e fundit që ta përballim Serbinë dhe ekipin e Millosheviqit që ende janë nëpër zyra shtetërore, me krimet e kryera kundër njerëzimit, të cilat ende i mohojnë e mbrojnë.

 

 

“Kosova ishte viktima e Serbia agresori. Dihet botërisht, e nga të gjitha pa përjashtim, çfarë krimesh gjenocidale kreu regjimi i Millosheviqit në Kosovë”.

 

 

“Kasapi i Ballkanit fiks para nëntëmbëdhjetë vjetësh, më 2 Shkurt 2002, zuri vendin që i takonte, vendin e turpit të historisë, duke qenë përballë gjyqtarëve të Gjykatës së OKB-së për Krime Lufte në Hagë për mijëra masakra e krime monstruoze të kryera në Kosovës”.

Shefja e diplomacisë kosovare tha se fatkeqësisht ai u dënua vetëm nga ndërgjegjja e njerëzimit të botës demokratike për fashizmin e tij, pasi, sipas saj, “kjo Gjykatë nuk arriti ta çojë në vend drejtësinë, pasi kasapi iu iku nga duart, pa e marrë dënimin e merituar”.

Postimi i plotë:

SERBIA DUHET TË MARRË PËRGJEGJËSINË PËR GJENOCIDIN E KRYER NDAJ SHQIPTARËVE TË KOSOVËS

Kosova ishte viktima e Serbia agresori. Dihet botërisht, e nga të gjithë pa përjashtim, çfarë krimesh gjenocidale kreu regjimi i Millosheviqit në Kosovë.
Kasapi i Ballkanit fiks para nëntëmbëdhjetë vjetësh, më 12 Shkurt 2002, zuri vendin që i takonte, vendin e turpit të historisë, duke qenë përballë gjyqtarëve të Gjykatës së OKB-së për Krime Lufte në Hagë për mijëra masakra e krime monstruoze të kryera në Kosovë.
Por, fatkeqësisht, ai u dënua vetëm nga ndërgjegjja e njerëzimit të botës demokratike për fashizmin e tij, por kjo Gjykatë nuk arriti ta çojë në vend drejtësinë, pasi kasapi iu iku nga duart, pa e marrë dënimin e merituar.
Edhe sot e njëzetëenjë vjet pas luftës nuk ka drejtësi për mijëra viktima në Kosovë, e cila fatkeqësisht po përballet me drejtësi selektive.
Koha e fundit që ta përballim Serbinë dhe ekipin e Millosheviqit që ende janë nëpër zyra shtetërore me krimet e kryera kundër njerëzimit, të cilat ende i mohojnë e mbrojnë!

https://www.facebook.com/105233457889389/posts/241644417

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *