Pas aksidentit, Tolaj njofton se është mirë dhe i kthehet fushatës

Tetë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan, i cili ka ndodhur mbrëmë.

 

 

Nga ky aksident është lënduar kandidati për deputet i AAK-së, Arbër Tolaj, i cili pas tretmanit që ka marrë është kthyer në shtëpi.

 

 

Ndërsa, sot Tolaj ka njoftuar se është mirë me shëndet dhe pa ndonjë pasojë.

“Do të jem në nivel të angazhimeve të përditshme”, ka shkruar Tolaj, duke falënderuar të gjithë për kujdesin, raporton Al-Press.Online

Postimi i plotë:

Të nderuar miq, kolegë, e familjar.

Duke pas parasysh se nga raportimet e mediave lidhur me një aksident që kemi pësuar mbrëmë, shumë nga ju jeni shqetësuar, u’a bëj me dije se falë Zotit unë jam mirë me shëndet dhe pa ndonjë pasojë.
Ndaj si rrjedhojë do të jem në nivel të angazhimeve të përditshme.

Ju falenderoj për interesimin.

Me respekt,

Dr.Arbër Tolaj.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *