“Marigona Hill”: Vjosa Osmani blen shtëpi në lagjen e të pasurve dhe luksoze të Prishtinës

Ushtruesja e detyrës së presidentes dhe kandidatja për presidente në listën e Vetëvendosjes, Vjosa Osmani, është bërë me shtëpi të re në lagjen luksoze “Marigona Hill”.

 

 

Lajmin për blerjen e shtëpisë në lagjen e të pasurve të Prishtinës e ka dhënë kandidati për deputet nga radhët e AAK’së, Daut Haradinaj.

 

Haradinaj tha se Vjosa Osmani ka blerë shtëpi në “Marigona Hill”, tek i njëjti pronar që e ka edhe “Marigona Residence” dhe për këtë është dashur të vihet në dijeni edhe Albin Kurti.

“Zonja Osmani hiç s’ka shumë kohë që ka marrë shtëpi në Marigona Hill edhe bash te i njëjti pronar, edhe ajo nuk mundet neve mena kallxu, këto mundet me ia shit najkujt nëpër studio, te lagja Marigona Hill, te i njëjti pronar, zonja e nderume është dashtë me u konsoltu me zotin Kurti këtë rast”, tha Haradinaj në TV Dukagjini.

Kujtojmë se projekti më i ri “Marigona Hill” zë vend në pjesën e Prishtinës së Re, me lokacion pas Pallatit të Drejtësisë, në afërsi të Liqenit të Badovcit dhe njëkohësisht pranë parkut të Gërmisë.

Llogaritet si një nga lagjet më të shtrenjta dhe luksoze të Prishtinës, ku vetëm të pasurit mund të blejnë një shtëpi apo banesë pasi çmimi i m2 është shumë i lartë.

Ndryshe, ekziston edhe një lagje tjetër e tillë në Kosovë ku gjendet në Çakllavicë nga i njëjti pronar dhe ku jetojnë njerëzit më të njohur dhe të pasur të Kosovës. Në këtë lagje jetojnë edhe vëllezërit Haradinaj.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *