Familjarët e Kadri Veselit përkrah Enver Hoxhajt në tubimin e PDK-së

Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, në tubimin që ka mbajtur sot në Mitovicë, ka falenderuar nipin e Kadri Veselit, që ishte prezent në tubim për t’I thënë përkrahje atij për kandidaturën për kryeministër.

 

Hoxhaj, ka thënë se ndjehet i nderuar që në mesin e qytetarëve të Mitrovicës që kanë marrë pjesë në tubimin e PDK-së, ishte edhe nipi i Kadri Veselit.

 

 

“I nderuar që sot me ne është edhe familja e kryetarit tonë, Kadri Veselit.”, ka thënë Hoxhaj, derisa e ka përshëndetur nipin e Kadri Veselit, i cili ishte i ulur në rreshtin e parë të të pranishmëve.

Në anën tjetër, Hoxhaj përmes një statusi në Facebook për Mitrovicën, ka thënë se UÇK-ja dhe PDK-ja, padrejtësisht po sulmohen nga brenda dhe jashtë.

“Të bashkuar e bëjmë më të madhe fitoren e PDK-së. Për Kadri Veselin e Hashim Thaçin, për Kosovën tonë, votoni PDK-në dhe numrin 134.”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *