Kurti: Sa më afër 14 shkurtit, aq më tepër po skuqen sheshet tona nga dashuria e qytetarëve për këtë vend

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka qëndruar sot në Shtime dhe Therandë, në kuadër të fushatës zgjedhore.

 

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë që ka përkrahje të madhe nga qytetarët edhe këtu.“Sa më afër 14 shkurtit, aq më tepër po skuqen sheshet tona nga dashuria e qytetarëve për këtë vend. Në Shtime e Therandë, krejt dhe drejt, kishin dalur për të shprehur përkrahjen për listën tonë”.

 

“Me pjesëmarrje masive, do të sigurojmë që kjo ditë të mbahet mend si data kur ka ndodhë vala e madhe e ndryshimit të vërtetë”, ka shkruar Kurti.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *