Zyra e Prokurorit të Specializuar: Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve të fillojë në shtator 2021

Përmes parashtresës drejtuar gjyqtarit të procedurës paraprake lidhur me konferencën e tretë mbi ecurinë e çështjes gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit, (ZPS) është deklaruar sërish që fillimi i gjykimit të jetë në shtator të vitit 2021.

ZPS thotë se ka adaptuar qasje proaktive dhe rigoroze të zbulimit të provave në mënyrë që gjykimi ndaj Thaçit e të tjerëve të fillojë në shtator 2021.

“ZPS ka përshkruar, këtu dhe më parë, qasjen proaktive dhe rigoroze që ka adoptuar në drejtim të zbulimit të provave, një mënyrë që do të lejojë që gjyqi të fillojë në shtator 2021”, thuhet në këtë shkresë, shkruan Betimi për Drejtësi.

 

Më tutje thuhet se ky regjim kërkues po ndërmerret në interes të përmbushjes së detyrimeve ligjore të një date të gjykimit të drejtë dhe të shpejtë.

Sipas tyre, orari i përshkruar lejon për shumë muaj përgatitje të mbrojtjes dhe hetim paraprak për një çështje të përcaktuar qartë, ndërsa njeh interesat themelore të viktimave dhe dëshmitarëve dhe të drejtësisë, në zvogëlimin e rreziqeve të ndërhyrjeve dhe kërcënimeve në një periudhë të zgjatur paragjyqësore.

“Sidoqoftë, mbrojtja në mënyrë të përsëritur është përpjekur të karakterizojë afatin kohor si një përpjekje për të minuar një gjykim të drejtë, duke pretenduar se gjyqi nuk mund të fillojë për një minimum prej 18 muajsh nga fillimi i 2021, dhe me gjasë edhe më i gjatë”, thuhet në shkresë të ZPS-së.

Ndërsa, të ejten pritet të mbahet konferenca e tretë mbi ecurinë e çështjes gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit në Hagë, e cila pritet të nis në ora 11:00.

Më 18 nëntor ishte mbajtur konferenca e parë mbi ecurinë e çështjes.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *