Sami Lushtaku thotë se ka qenë më i zëshmi që koalicioni PDK-NISMA të ndodhë

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Sami Lushtaku ka demantuar deklaratat e Enver Hoxhajt, Uran Ismailit dhe Memli Krasniqit të cilët deklaronin se askush në PDK nuk ka pasur vullnet që koalicioni PDK-NISMA të ndodhë.

 

Vet Sami Lushtaku ka thënë për “Debat Plus”, se ai ka qenë pro koalicionit PDK-NISMA.

Madje, ai ka thënë se ka qenë më i zëshmi që ky koalicion të ndodhë.

“Unë vërtete kam qenë pro koalicionit PDK-NISMA, por ishte mendim i kryesisë së PDK-së dhe kjo nuk ka ndodhë. Kam qenë më i zëshmi që ky koalicion të ndodhë, poor ja që nuk ndodhi. Nuk është votu fare në kryesi të PDK-së dhe kjo që po thotë Sherifi është e vërtete”, ka theksuar Lushtaku.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *