Një qytetar tenton t’ia dhurojë Kurtit dy vezë të ziera, ia fluturon nga dora një zyrtar i VV-së

Një sjellje e pazakontë është parë nga një nga zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje.

 

 

Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, shihet t’i afrohet Demokrat Ganijaj, kryetar i forumit rinor të LDK-së në Junik, i cili ia dhuron dy vezë Kurtit.

 

“Kur Isa Mustafa 5 vite më parë vizitoi Junikun, aktivistët e juaj e kanë sulmuar me vezë. Por, unë sot nuk do ta bëj të njejtën gjë me ty, sepse ne nuk jemi si ju, prandaj, në mënyrë paqësore unë ty sot, po ti jap dy vezë të ziera”, dëgjohet të ketë thënë ai.

Në momentin që Ganijaj ia afron dorën Kurtit, njëri nga zyrtarët e Vetëvendosjes ia heq dy vezët nga dora dhe ia largon atë.

Kurti përgjatë ditës së sotme e vizitoi Junikun dhe Gjakovën, për të zhvilluar fushatë zgjedhore atje, teksa bëri ecje parakaluese me qytetarët në të dyja vendet. /Express/

Linku i videos: https://streamable.com/e/3xw4gb

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *