Kandidatja e AAK-së: Unë do të gëzohem me qeshje në fitoren e Aleancës dhe Ramushit President

Kandidatja e AAK-së për deputete, Rrezofat Azemi, ka reaguar pasi shumë qeshën me të qeshurën e saj karakteristike dhe emocionet e shprehura në një tubim elektoral.

 

Azemi ka thënë se ashtu qesh dhe se nuk ka komplekse, ndërsa ka shtuar se “e rëndësishme është kush qesh i fundit”.

“Të nderuar miq, Paskan filluar sulmet kinse për gafe. Unë ashtu qeshi edhe me shokë edhe me familje dhe nuk e kam kompleks. E rëndësishme është kush qesh i fundit, e unë do të gëzohem me qeshje në fitoren e Aleancës dhe Ramushin President”, ka shkruar ajo.

https://www.facebook.com/rrezofatazemi76/posts/109270274514865

Në një tubim elektoral të AAK-së, ajo ka ngatërruar disa fjali, ndërsa herë pas here ka qeshur me të madhe.

“Nuk e di çka është tu ndodh me mu (qesh). Ndoshta që jam përballë presidentit (qesh)”, ka thënë ajo, duke u ndalur disa herë. “Më falni, nuk muj”, ka thënë ajo.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *