Ambasada Britanike: Do vëzhgojmë nga afër numërimin e votave të diasporës

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka thënë se do të vazhdojnë t’i monitorojnë nga afër numërimin e votave që vijnë nga diaspora për zgjedhjet në Kosovë, shkruan Indeksonline.

 

 

Përmes një njoftimi në Facebook shtuan se për shkak të afatit të shkurt për votat që vijnë jashtë vendit, ka rrezik që jo të gjitha fletëvotimet të arrijnë me kohë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Po ashtu, sipas tyre, ashtu si në zgjedhjet e mëparshme, procesi i votimit jashtë vendit nuk ka qenë i përsosur, megjithëse kësaj here ka numër rekord të aplikuesve.

“Ne kemi marrë shumë komente dhe mesazhe në lidhje me votimin e diasporës. Kjo është një çështje që misioni i pavarur zgjedhor i Mbretërisë së Bashkuar e ka ndjekur nga afër. Mbi 100,000 aplikime për regjistrimet e reja të votuesve në diasporë u pranuan nga KQZ-ja. Këto janë numra rekord.

Ashtu si në zgjedhjet e mëparshme, ky proces nuk ka qenë i përsosur. Misionet e mëparshme të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të BE kanë rekomanduar që ligji të ndryshojë në mënyrë që të lejojë më shumë kohë për proceset parazgjedhore. Kjo nuk ka ndodhur dhe afati për këto zgjedhje të parakohshme është edhe më i shkurtër se normalisht, duke bërë presion mbi KQZ-në dhe duke krijuar rreziqe që jo të gjitha fletët e votimit nga jashtë shtetit do të arrijnë në kohë.

Ky mision, së bashku me të tjerët, është duke u angazhuar me institucionet përkatëse dhe është i kënaqur që janë bërë aranzhimet e nevojshme që të gjitha fletëvotimet e diasporës që mbërrijnë në kohë të merren në mënyrë të sigurt dhe të numërohen pa ndërhyrje. Ne natyrisht do të vazhdojmë ta monitorojmë nga afër këtë”, thuhet në njoftimin e tyre.

https://www.facebook.com/UKinKosovo/posts/1839531399539276

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *