Pse Zvicra refuzon vaksinën AstraZeneca?

Autoritetet zvicerane kanë deklaruar se të dhënat për vaksinën nuk janë të mjaftueshme për të dhënë dritën jeshile, për përdorimin e saj.

Agjencia që miraton përdorimin e ilaçeve dhe vaksinave, bëri thirrje për studime të reja për efektivitetin e vaksinës.

Ndërkaq, një ditë më parë autoritetet franceze të shëndetësisë njoftuan se kundër koronavirusit e AstraZeneca duhet t’u jepet vetëm personave nën 65 vjeç.

 

 

Ky është zhvillimi i fundit nga një vend i BE-së që miraton kufizpime të tilla për këtë vaksinë duke e justifikuar me efikasitetin e pamjaftueshëm të saj për të moshuarit. Gjermania dhe Austria tashmë kanë rekomanduar që ajo të kufizohet vetëm nën moshën 65 vjeç.

Rregullatori i BE-së për barnat ka aprovuar vaksinën Oxford-AstraZeneca për të gjithë të rriturit, por i takon secilit anëtar të përcaktojë politikën e tij të përdorimit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *