Kjo është arsyeja e dorëheqjeve masive në Këshillin Shtetëror të Cilësisë

Tre anëtarët ndërkombëtarë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC), Herbert Amato, Jeffery Butel dhe Magdalena Ziolo, kanë dhënë dorëheqje, nga pozitat e tyre në këtë insitucion.

 

 

Këtë e ka konfirmuar për Express, drejtori i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, Naim Gashi.

 

 

Por dorëheqja e tyre nuk është e vetmja në këtë Këshill.

Express ka siguruar edhe letrën e dorëheqjes së kryetarit të  KShC’së, Gazmend Luboteni dhe të zëvendëses Vjollca Krasniqi.

Arsyeja e dorëheqjes sipas tyre është mungesa e legjitimitetit të KShC’së. Më tutje në letër të njëjtit kanë dhënë edhe arsyetimin e dorëheqjes së tre ndërkombëtarëve nga ky Këshill.

Sipas Lubotenit e Krasniqit, të tre kanë hequr dorë nga Këshilli për shkak të mungesës strukturore dhe rezistencës ndaj reformës së akreditimit efektiv.

“Në përbërje të KShC-së janë 9 anëtarë të propozuar nga ministri i Arsimit dhe Shkencës dhe të ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës. Në përbërjen e saj janë edhe tre anëtarë ndërkombëtarë, të cilët kanë dhënë një kontribut të çmuar për ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë dhe janë vlerë e shtuar e KSHC-së. Fatkeqësisht, tre anëtarët ndërkombëtar kanë paraqit dorëheqjen e tyre për arsye të shumta që kanë të bëjnë me mungesat strukturore dhe rezistencën ndaj reformës për akreditim efektiv dhe konform standardeve ndërkombëtare të akreditimit. Në mungesë të anëtarëve ndërkombëtar, KShC-së nuk gëzon legjitimitet. Prandaj , edhe ne ofrojmë dorëheqjen tonë të parevokueshme”, thuhet në letrën e tyre drejtuar Likajt.

Sipas tyre, përkundër kërkesave të vazhdueshme për ngritjen e pavarësisë së AKA-së, në tre vitet e fundit nuk ka ndryshuar asgjë.

“Edhe përkundër faktit se në retorikë rikthimi i AKA-së në ENQA dhe EQAR është menduar si prioritet qeveritar. Për të arritur këtë qëllim shumë punë duhet bërë, krahas përkushtimit për të garantuar autonominë e AKA-së dhe vendimmarrjen e KShC-së. Problemet në arsimin e lartë janë të thella dhe kërkojnë një angazhim të të gjitha institucioneve dhe të shoqërisë. Në këtë kontekst, ne shprehim fuqishëm përkushtimin tonë për t’u angazhuar në vazhdimësi në të mirë të ngritjes së cilësisë në arsimin e lartë përmes formave tjera të angazhimit tonë akademik dhe profesional”, është thënë më tutje në letër.

Për të tre ndërkombëtarët është raportuar që nuk e kanë derklaruar pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsion.

Në përgjigjen e kësaj Agjencie thuhet se të gjithë zyrtarët e lartë publik në Kosovë janë të obliguar që të deklarojnë pasurinë e tyre.

Sipas Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit, mosdeklarimi i pasurisë është vepër penale.

Ndaj dorëheqjeve në KShC ka reaguar edhe Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA).

Në reagimin e kësaj organizate thuhet se ORCA se dorëheqja e dy anëtarëve vendor të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, Gamend Lubotenit dhe Vjollca Krasniqit, ka qenë e panevojshme në këtë kohë, e sidomos e Krasniqit që sipas ORCA-s mandati i saj do të përfundonte në muajin prill 2021.

Bordi i KShC’së përbëhet prej 9 anëtarëve, prej të cilëve tre anëtarëve janë ndërkombëtarë.

Në përbërje të KShC’së ishin anëtarët: Gazmend Luboteni, Vjollca Krasniqi, Arta Jakupi, Rozafa Koliqi-Lila, Magdalena Ziolo, Herbert K. Amato, Xhavit Rexha,  Jeffery Butel,  Dukagjin Zeka.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *