Dorëheqje e papritur, kush u largua nga PSD-ja?

Adrian Berisha, këshilltar dhe asamblist i -së ka dhënë dorëheqje nga kjo parti dhe nga të gjitha funksionet e tij në Komunën e Prishtinës.

Berisha dorëheqjen e tij e ka konfirmuar përmes një postimi në Facebook.

Tutje ka shkruar Berisha se mes tij dhe PSD nuk ka vizion të përbashkët për të vazhduar rrugëtimin.

 

Sipas tij, aty ka dallime të mëdha, ku edhe informon për dorëheqjen nga strukturat e PSD-së.

“Tash e ca kohë, mes meje dhe Partisë Social Demokratike nuk ekziston një vizion i përbashkët për mënyrën se si do të rrugëtojmë politikisht. Rrjedhimisht, me thellimin e dallimeve mes nesh, unë dua të ju informoj se nga sot unë jam dorëhequr nga strukturat e Partisë Social Demokrate (PSD). Megjithatë, thellimi i dallimeve në nivel konceptual e ideor mund të më zhvendosin rrugëtimin politik nga PSD, por asnjëherë të më distancojnë nga kolegët me të cilët kemi punu zellshëm gjatë kësaj kohe”, shkruar Berisha në Facebook.

Postimi i plotë:

USHTAR I PRISHTINËS

Të dashtun,

Rrugëtimet politike, pavarësisht mospajtimeve ditore dhe divergjencave te here-pas-hershme ideologjike, kanë kuptim kur bindjet dhe dëshirat pikëtakohen në fotografinë e madhe.

Tash e ca kohë, mes meje dhe Partisë Social Demokratike nuk ekziston një vizion i përbashkët për mënyrën se si do të rrugëtojmë politikisht. Rrjedhimisht, me thellimin e dallimeve mes nesh, unë dua te ju informoj se nga sot unë jam dorëhequr nga strukturat e Partisë Social Demokrate (PSD).

Megjithatë, thellimi i dallimeve në nivel konceptual e ideor mund te më zhvendosin rrugëtimin politik nga PSD, por asnjëherë të me distancojnë nga kolegët me të cilët kemi punu zellshëm gjatë kësaj kohe. Miqësia ruhet përtej politikave ditore dhe jam i hapur qe të gjejmë rruge të bashkëpunimit me secilin prej tyre qe ndajmë idetë e përbashketa për të mirën e qytetit tonë, Prishtinës.

Me këtë rast, dua ti falënderoj nga zemra për bashkëpunim e der: Drenin, Drilonin, Nolin, Gencin, Qendrimin, Bashkimin dhe të gjithë kolegët nga Komuna e Prishtinës dhe Kuvendi Komunal, me te cilët kemi punu dhe shpresoj të vazhdojmë të punojmë se bashku për të mirën e përbashkët.

Dua edhe të sqaroj se niveli i bashkëpunimit politik për Prishtinën dhe transparenca qe kemi krijuar duhet të mbetet shembull ne qeverisje komunale. Sidoqoftë, ky bashkëpunim ne nivel lokal nuk përkthehet ne përputhje bindjesh me artikulimin e PSD-se përballë politikave nacionale.

Për faktin se përgjegjësia për problemet e shëndetesisë, mungesës së kualitetit ne arsim, dhe paaftësia për tu shërbye qytetareve drejtësi shtrihet shume gjerësisht brenda partive të spektrit politik te cilat kanë qeverisur me vendin tash e 20 vite, unë nuk mundem te bej opozite dhe të qënderoj dështimet kolektive politike mbi supet e individeve dhe partive te tjera!

Kritikat e tilla, ne sytë e mi, nuk janë të pranueshme e as objektivisht te qëndrueshme. Këtu fillojnë dhe mbarojnë dallimet tona, por janë mjaftueshme te thella qe për mua te jene te patejkalueshme.

Në këtë periudhe afër zgjedhjeve qendrore, unë uroj që parlamenti i Republikës së Kosovës të mbushet me deputet sa me te kualifikuar për pozitën e tyre. Rrjedhimisht, shpresoj dhe jam i bindun ne domosdoshmerinë e krijimit te një ambienti politik qe karakterizohet me bashkëpunim e jo përjashtim.

Për fund, sa i përket pozicionit tim, unë ju informoj që, me vullnetin e paskajshëm dhe dashninë e përditshme për të punu per Prishtinën, do te vazhdoj të shërbej ne Kuvendin Komunal te Komunës se Prishtinës si asambleist i pavarur.

Partitë politike dhe bindjet ndryshojnë e ne që jemi në politikë mund të evoluojmë dhe të ndërtojmë dallime. Megjithatë, shërbimi si punonjës publik ne Komunën e Prishtinës, qytetin tem të dashtun, është nderi me i madh i jetës time sepse derivon nga besimi i qytetarëve të qytetit që më rriti, Prishtinës. Deri sa te kem mundësi, si qytetar i thjeshte, shërbyes civil, aktivist, apo si politikan, unë ju premtoj që do të sillem me përkushtim, dinjitet, dhe integritet për te përmiresu kualitetin e jetës dhe hapësiren që e ndajmë së bashku brenda qytetit tone.

Pra, ashtu siç e kam cek ne kryetitull, do të vazhdoj të jem gjithmonë USHTAR i PRISHTINES dhe jo i ndonjë partie politike.

Ju faleminderit nga zemra të gjithëve për bashkëpunimin dhe përkrahjen gjatë kësaj periudhe kohore.

Me shumë dashni,

Adriani

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *