Zyrtare: Mustafi transferohet në Schalke

Shkodran Mustafi i është bashkuar skuadrës nga Bundesliga, Schalke në një transfer permanent

 

Mbrojtësi 28 vjeçar shqiptar ju bashkua Arsenalit në gusht të vitit 2016 në Valencia dhe që nga ajo kohë ka luajtur një rol krucial në mbrojtje, duke bërë 151 paraqitje gjatë kësaj kohe në klub.

 

“Ne e falënderojmë Mustin për kontributin e tij në Arsenal për këto katër vite e gjysmë ku ai pati më shumë se 150 paraqitje dhe pati rol kryesor në fitoren e dy FA Cupave. Të gjithë ne në Arsenal i dëshirojmë Mustit dhe familjes se tij duke i dëshiruar të gjitha të mirat në kapitullin e ri në karrierë”, ka thënë drejtori teknik Edu.

“Musti ka qenë një lojtar kyç për ne për një kohë të gjatë. Ai ka luajtur një rol të mirë në pjesën e parë kur erdha unë këtu dhe dëshiroj ta falënderoj atë për profesionalizmin e tij dhe ishte gjithmonë i gatshëm të luajë kur është ftuar. Të gjithë ne në Arsenal i urojmë Mustit gjithë të mirat në Schalke”, ka thënë Arteta.

Shkodrani ka fituar dy FA Kupa me Arsenalin, të parën në sezonin e parë të tij 2016/17 dhe tjetrën më 2019/20, derisa ai përpos fushës kishte dhënë 16 000 vakte ushqimi për personat e pastrehë në rrugët e këtij vendi.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *