Ngjarje e rëndë në Shqipëri, nipi dyshohet se e përdhunoi gjyshen

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Grabian, ku nipi 36-vjeçar, ka ushtruar dhunë fizike, por ndërkohë dyshohet se edhe e ka përdhunuar, gjyshen e tij, 89-vjeçare.

 

 

89-vjeçarja H.K. ndodhet në Spitalin e Lushnjës nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë bërë kapjen dhe shoqërimin në Komisariat të shtetasit S. M. dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Rastin në Polici, sipas Top Channelit, thuhet se e ka raportuar i biri i 89-vjeçares. Ai ka thënë se S.M. është djali i gruas së tij dhe ishte dënuar edhe në të kaluarën për përdhunim në Greqi. /Tch/

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *