Hoxhaj: Jam në gjendje që Kurtin për çdo temë të politike me shti në xhep të vogël

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj në Klinë ka kritikuar kundërkandidatin e tij, Albin Kurti që nuk po del në debat.

 

 

Hoxhaj u shprehë se është në gjendje që Albin Kurti ta shti në xhep të vogël për çdo temë politike, transmeton IO.

 

 

“Unë e kam ftuar një njeri, me të cilin jemi rival se kush do të bëhet kryeministër, a ju e dini që kryeministër do të jem unë.”

“Unë e kam ftuar Albin Kurtin që të del në mejdan me mu, ai i ikë debatit. Ai i ikë debatit se është mësuar me i taku do të ri dhe të reja, me i manipulu se sa i mençur është.”

“Ju e dini që unë jam në gjendje, që Albin Kurtin për çdo temë politikës, politikës së jashtme, të brendshme, me shti jo në xhep, po në xhep të vogël”, u shprehë ai.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *