Tolaj: Vendi ka nevojë për një president konsensual dhe ai është Haradinaj

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Arbër Tolaj, në Interaktiv të KTV-së, foli edhe për gjendjen e AAK-së në terren.

“Sipas gjendjes faktike, AAK në terren ka një ngritje. Ne do ta kemi një rritje, s’mund të specifikojë sa, por pretendojmë në bazë të gjendjes në terren. Në disa komuna kemi një ngritje, atje ku kemi qenë më dobët. Ne si AAK pretendojmë që ky numër i deputetëve, prej sa kanë qenë 14 mund të rritet deri në 17-18 deputetë”, u shpreh Tolaj,

Ai shtoi se me kë do të jenë në Qeveri do të tregojnë rezultatet e zgjedhjeve.

“Jemi të hapur me secilin subjekt politik dhe nuk kemi vija të kuqe me askënd. Nëse kthehemi prapa në retrospective, AAK-ja ka përvojë me VV-në. Ne kemi bashkudhëtuar një periudhë me ta, kemi organizuar protesta dhe kemi pasur kauza të përbashkëta. Kur bëhej fjalë për çështje nacionale kemi pasur përafrim”, tha ai.

Tolaj njëherit tha se  VVja ka të drejtë ta nominojë Osmanin për presidente, por  siç thotë ai, vendi ka nevojë për një president koncensual dhe ai është Haradinaj.

“Ne kemi qenë të qartë qysh para shumë muajsh që nuk kemi votë për kandidatë tjetër dhe vota e AAK është vetëm për Haradinajn”, theksoi Tolaj.

Çeshtja e Manastirit- Një marrëveshje ka përfunduar me ndihmën e faktorit ndërkombëtarë. AAK është subjekt politik dhe Komunën e Deçanit e udhëheq kryetari nga partia jonë. Ekziston marërveshja që është kryer nga të tri palet, kryetari i Manastirit, kryetari i Komunës dhe faktori ndërkombëtarë” vazhdoi ai.

Ndërsa, për Hidrocentralet, Tolaj  tha se sa i përket degradimit, një pjesë është dëmtuar.

S’di sa kanë qenë segmentet e caktuara sbumë profesional dhe për këtë ka pasur reagime nga OJQ-të dhe disa herë janë ndërprerë punimet”, njoftoi Tolaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *