Përfundon seanca, avokati: Skënder Krasnqi ka qajtë nga fillimi deri në fund, nuk e tha asnjë fjalë

Sapo ka përfunduar seanca gjyqësore ndaj Skënder Krasniqi, i cili dyshohet se vrau djalin e tij, Albert Krasniqi.

Vendimi në lidhje me rastin pritet të merret pas pak.

Këtë e ka konfirmuar për Insajderin avokati i tij, Ramiz Krasniqi, i cili është shprehur se nga fillimi deri në fund të seancës i dyshuari ka qajtur.

“Gjendjen se ka aspak të mirë, nuk ka mujt me thanë asnjë fjalë – nga fillimi deri në fund ka qajtë, po presim me marrë vendimin pas pak”, ka thënë ai për Insajderin.

Albert Krasniqi dyshohet se u vra nga babai i tij në garazhdën e ndërtesës ku banonin. Ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 17:00 në rrugën “Ndue Perlleshi”, në Prishtinë.

Babai i tij, Skender Krasniqi është i arrestuar dhe i është konfiskuar arma që dyshohet se është përdorur në këtë ngjarje.

I ndjeri Albert Krasniqi ishte bashkëshorti i ish-Miss Kosova, Besa Gashi, por që lidhja e tyre martesore përfundoi disa ditë më parë. Nga martesa e tyre ata kanë edhe një vajzë./Insajderi.org

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *