Jahir Demaku `paralajmëron’ kthimin e madh, del në përkrahje të Sami Lushtakut

Një prej komandantëve më në zë të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jahir Demaku, është duke e ndihmuar parafushatës zgjedhore të kandidatëve për deputetë të Komunës së Drenasit. Përkrah Sejdi Hoxhës, Ferat Shalës, Hyrije Xhemjali – Thaçi, Petrit Hajdari e të tjerë, Demaku bashkëbisedon me qytetarët nëpër fshatra të ndryshme të Komunës së Drenasit. Derisa Jahir Demaku shpreh vullnetin dhe entusiazmin e tij për ta ndihmuar PDK-në dhe kandidatët e PDK, duke qenë njeriu më autoritativ në këtë anë, dy vëllëzërit e tij, Fadili e Nexhati vazhdojnë të mbahen në burgje, me akuza të rrejshme dhe shpifje në procesin e montuar e tashmë të njohur si “Drenica 2”. Si shkak i këtij procesi të montuar, Nexhat Demaku kishte dhënë dorëheqje dhe në vend të tij, Kadri Veseli e solli Ramiz Lladrovcin, i cili solli pakënaqësi të mëdha në mesin e qytetarëve të komunës së Drenasit madje edhe përçarje në vet degën e Drenasit. Kjo pakënaqësi relfektohet që më shumë se 5 vjet, sepse disa nga anëtarët e kryesisë së PDK-së në Drenas e kanë thenë hapur në mbledhjen e fundit të degës së PDK-së, se Lladrovci e ka dëmtuar imazhin e PDK-së në këtë komunë. Ai tani së fundi qytetarëve të Drenasit u bëri thirrje që të mos i votojnë asnjë nga kandidatët e komunës së Skenderajt.  Madje për t’u tregua i ‘fuqishëm’, ai kishte ftuar në zyren e tij kryetarin e degës së PDK, Sejdi Hoxha, kinse për t’i ofruar mbështetje. Vetëm pak orë më përpara, ai disa nga njerëzit e PDK i quajti ‘të vegjë’ dhe se ‘do të mbesin të vegjël edhe pas procesit zgjedhor’.

 

Por edhe përkundër asaj se në degën e PDK në Drenas ka një çarje të madhe, inkurajon fakti se Jahir Demaku është treguar i gatshëm për ta ndihmuar PDK-në dhe tani është vazhdimisht me kandidatët për deputetë të PDK-së, duke paralajmëruar kështu një kthim të madh të disa prej atyre që kanë shkruar historinë e komunës së Drenasit. Ndoshta do të ishte shumë e shëndetshme për PDK-në e Drenasit që pikërisht Jahir Demaku të jetë në strukturat drejtuese të saj, edhe për faktin se kryesia e degës nuk ka mundur të zgjedhjet edhe pas gati dy vjet.

E Jahir Demaku, bashkë edhe me Sami Lushtakun, kanë shkuar në familjen e Naim Cërvadikut në Poklek të Vjetër të Drenasit, e cila ka qenë pjesë e AAK-së. Sami Lushtaku, në rrjetin social facebook ka shkruar se Naim Cervadiku me gjithë rrethin familjar i janë bashkuar PDK-së

 

“Po vazhdojnë aderimet në Partinë Demokratike të Kosovës. Mbrëmë ishim në Poklekun e Vjetër, në familjen e Naim Cërvadikut, i cili që nga themelimi ka qenë pjesë e AAK-së. Ai së bashku me rrethin familjar i është bashkuar PDK-së.  E falenderoj për mbështetjen dhe besimin ndaj nesh!”, ka shkruar Lushtaku në rrjetin social facebook.

Në anën tjetër, kandidatët për deputetë të komunës së Drenasit dhe Jahir Demaku kanë shpalosur platformën e rimëkëmbjes nëpër biznese e Drenasit dhe në Tërstenik e Komaran.

“Platformën e rimëkëmbjes e shpalosem duke vizituar bizneset e Drenasit, Rininë Demokratike dhe veteranët e luftës së UÇK-së. Në kuader të agjendës së degës vizituam edhe dy nëndegët më të medha te PDK- së, Tërstenikun dhe Komoranin”, ka shkruar kandidatja për deputete, Hyrije Thaçi në rrjetin social facebook.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *