Haradinaj: Ndalimi i kandidimit të Kurtit s’i ndihmon demokracisë

Kandidati pë president të Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka cilësuar vendimin e Gjykatës Supreme si lajm gjysmë të mirë.

“Ky për ne është një lajm gjysmë i mirë për faktin se Shemsedin Dreshaj është në listë, por kjo na hendikepon për kolegët e tjerë. Të shohim nëse ka procedura të tjera ligjore të ankimimit dhe do ta shqyrtojmë me kolegët” , është shpreh Haradinaj në një deklaratë për Klan Kosova.

Haradinaj tutje ka thënë se lënia jashtë garës e kryeopozitarit Albin Kurti nuk shkon në favor të demokracisë.

“Duke mos dashtë asnjëherë me dalë kundër vendimit të gjyqësorit, por ndalimi i kandidimit për liderin kryesorë të opozitës, Albin Kurtin, nuk i ndihmon demokracisë sonë”, ka thënë Haradinaj.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *