PDK: Nëse dalim të parët, këto dy ministri nuk i japim

Kandidati për kryeministër nga , është shprehur i bindur se do të dal i pari në e 14 shkurtit.

Hoxhaj u shprehë se ai do të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës. Ai tha se Ministrinë e Ekonomisë dhe Ministrinë e Jashtme  nuk ia jep partive tjera.

Kjo pasi sipas tij vetëm nëse i ka këto dyja mund të udhëheq si duhet. Sipas Hoxhajt, mënyra se si është udhëhequr me këto dy ministritë në qeveritë e fundit ka qenë humbje kohe.

 

Hoxhaj në Klan Kosova, theksoi që mungesa e Thaçit dhe Veselit në këto zgjedhje, i ka dhënë forcë PDK-së dhe një inat politik.

“Fushata deri tash po shkon jashtëzakonisht mirë dhe dua t’i falënderoj qytetarët për një mbështetje masive.E kam një bindje të plotë që asnjëherë s’ka pasë vullnet më të madh politik brenda PDK-së, që strukturat e partisë, aktivistët dhe qytetarët të jenë të vendosur që ta mbështesin PDK-se dhe ta dëgjojnë programin tonë dhe ofertat tona, por në të njëjtën kohë të marrim edhe sugjerime prej tyre”.

“Kjo ka krijuar një mllef te elektorati i PDK-së,  një pezëm dhe ka krijuar një situatë të vështirë, sidomos 5 nëntori në atë moment, kur shumica e panë konfirmimin e aktakauzës. Tash e kam përshtypjen që ky mllef është përkthyer në një vullnet të ri politik dhe fuqi të re politike dhe inat politik”.

“Kjo, për shkak të unitetit të PDK-së dhe solidaritetit me dy liderët tanë.  I kam parë kohët e fundit në fushatë aktiv një pjesë të veteranëve të UÇK-së, të cilët nuk i kam parë prej 2014-ës. Ata janë reshtuar pranë nesh dhe kjo situatë e ka mobilizuar elektoratin e PDK-së si asnjëherë më parë”.

Hoxhaj ka theksuar që gjatë kohës së parafushatës, ka dalë në terren në disa komuna pasi sipas tij, edhe programi politik po diskutohet me qytetarët.

“Pasi edhe programin politik, kemi arritur ta diskutojmë me një pjesë të madhe të qytetarëve të Kosovës, meqë kemi arritur pas goditjes që mori PDK-ja me konfirmimin e aktakuzës ndaj Thaçit dhe Veselit, që të komunikojmë edhe me struktura të partisë dhe të ndajmë me ta situatën e rëndë që e kishim. Fushtata është në frymë të duhur, është një frymë e fitores së mirëfilltë dhe është një enutziazëm i madh”.

Hoxhaj ka thënë që programi i PDK-së për këtë zgjedhje, sipas tij, është bërë në mënyrë më të veçantë.

“Ky nuk është program të cilin e kemi hartuar në zyrat e PDK-së por e kemi diskutuar me qytetarët. Kam qenë në lagje të ndryshme të qyteteve të Kosovës; në fshatra kam biseduar, i kemi dëgjuar propozimet dhe kritikat e tyre dhe pasi kemi mbledhur këto propozime dhe ide, një ekip i gjerë në PDK ka punuar në hartimin e një programi”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *