Koci thotë se policia u vonua, nëse do ta arrestonte Albertin, do të evitohej vrasja

Albert Krasniqi është vrarë dje rreth orës 17:00 nga babai i tij Skender Krasniqi.

 

Alberti u përfol në media se ka qenë i kërkuar nga policia për dhunë në familje.

 

Për këtë, avokati Arianit Koci, i ftuar në emisionin Frontal në T7, tha se po të punonte policia si duhej, vrasja do të evitohej për shkak se Alberti tani do të ishte në paraburgim.

“Jam shumë i pakënaqur me punën e policisë, nëse ka ndodhur dhuna në familje pse mos me arrestu atë. Nëse policia do të punonte si duhej kjo do të evitohej, ai do të ishte në paraburgim. Nuk e di nëse Alberti ka qenë në Prishtinë, unë nuk e kam parë kohën e fundit atë. Ai mund të mbyllet në një podrum dhe policia të mos ta gjej. Por nëse ka qenë në Prishtinë e nuk e kanë arrestuar, është shumë keq”, ka deklaruar ai.

Koci  ka thënë se me një hetim serioz mund të kuptohet nëse vrasja ka qenë aksidentale ose jo.

“Viktima ka një precedent penal. Ka indikacione që ka qenë problematik, por duhet të shihet a ka qenë aksident apo si ka ndodhur”, shtoi ai

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *