Hoxhaj: Kurti e ka lexuar Kantin serbisht, unë në gjermanisht – deklaratat e tij sikur të Lukashenkos

Kandidati për kryeministër i PDK-së, Enver Hoxhaj, e ka ftuar sërish në debat Albin Kurtin, kandidatin për kryeministër nga LVV-ja.

 

 

Ai në Rubikon të Klan Kosovës ka deklaruar se ai dëshiron të ballafaqohet me të parin e LVV-së edhe për veprat e filozofit të njohur, Immanuel Kant.

 

 

“Unë i kam ndjekur debatet në Austri, Gjermani, Britani të Madhe, SHBA dhe në vende të tjera, atje kam parë që kandidatët për kryeministër dalin dhe garojnë për programet e tyre. Unë jam i interesuar të ballafaqohem me Albin Kurtin dhe të bisedojmë për politikë të jashtme, të bisedojmë për atë se çka do të bëjmë më dialogun me Serbinë dhe të shpalosim pikëpamjet e tij dhe pikëpamjet tona. Unë mendoj se PDK-ja ka programin më të mirë për këto zgjedhje”.

“Albin Kurti mendon se vetëm emri dhe mbiemri i tij është programi. Ai nuk ka program për këto zgjedhje. Nuk ka vizion, ka qenë shpesh në anën e gabuar të historisë. Ai pretendon herë pas here se lexon libra filozofik, siç lexoj edhe unë. E kam parë më herët që ai e ka cituar në Rubikon, Kantin. Unë jam i gatshëm që të ballafaqohem me të edhe për Kantin, të cilin ai e ka lexuar serbisht dhe unë e kam lexuar gjermanisht”.

“Unë mendoj se duhet të ketë ballafaqim të programeve, të zotimeve tona, duhet të mos i injorojmë qytetarët e Kosovës. Unë jam në shërbim të qytetarëve të Kosovës. Unë nuk e kam bindjen si Kurti që LVV është mbi shtetin e Kosovës. PDK i shërben popullit të Kosovës. Ne jemi partia numër një nëse mbahen nesër zgjedhjet. Unë e ftoj Kurtin ta ndërtojmë një vend evropian, mënyra më e mirë është kur dalin në debat kandidatët për kryeministra”.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *