Kërcënimi ndaj Osmanit, reagon bashkëshorti i saj: Stop ofendimeve nga militantë partiak e të sëmurë mental

Shefi i stafit të Vjosa Osmanit, Faton Peci, ka njoftuar se ushtruesja e detyrës së Presidentit është duke marr kërcënime kohëve të fundit. Ndaj kësaj ka reaguar edhe bashkëshorti i Osmanit, Prindon Sadriu

 

Në një postim në “Facebook”, Sadriu ka bërë thirrje që të ndalen kërcënimet dhe kanosjet, nga siç i ka quajtur ai “militantë partiak e të sëmurë mental”.

 

“Gjuha e ofendimeve nga bartës të caktuar të institucioneve, ka filluar të pëkthehet tash e disa ditë në kërcënime specifike dhe kanosje nga militantë partiak e të sëmurë mental. Dy grupet komplemetojnë njëri tjetrin dhe si duket kanë të njejtin synim. Boll ma! STOP ofendimeve dhe kërcënimeve”, ka shkruar ai.

https://www.facebook.com/prindoni/posts/10157332391786

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *