Në Turqi filloi vaksinimi i qytetarëve të moshës mbi 80-vjeçare kundër COVID-19

Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, , njoftoi se prej ditës së djeshme filloi i qytetarëve të moshës mbi 80-vjeçare kundër koronavirusit të ri , transmeton Kosova Post.

Koca nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter, informoi rreth procesit të vaksinimit kundër COVID-19 në vend. Sipas tij qytetarët e moshës mbi 80-vjeçare do të vaksinohen në institucionet shëndetësore.

Sot, në aeroportin e Stambollit me avionin e Turkish Airlines (THY) të linjës Pekin-Stamboll ka mbërritur pjesa e dytë e vaksinave të porositura nga Kina kundër COVID-19.

 

Me avionin kanë ardhur 6,5 milionë doza të vaksinës që përbën pjesën e parë të dërgesës të 2-të prej 10 milionë dozave joaktive.

Sipas të dhënave, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka tejkaluar shifrën 2,42 milionë, prej të cilëve 25.073 kanë . Ndërkohë, numri përgjithshëm i të shëruarve ka tejkaluar shifrën 2,3 milionë./AA

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *