Limaj tejet aktiv në teren/ Tani lajmërohet nga Vushtrria, salla e mbushur me përkrahës

Lideri i Nisma’s Socialdemokrate, Fatmir Limaj është aktivizuar në teren si kurrë më parë.

Ajo që shihet të pakten në fotot e postuara nga tubimet që ai po mbanë gjithandej vendit, po gëzon mbështetje të madhe nga qytetarët, në veçanti nga ish pjesëtarët e UÇK-së.

 

Njoftimi i fundit i Limajt, i shoqëruar me foto:

Vushtrria është dëshmia më e mirë se kauza jonë po kthehet në një lëvizje, për një zë të fuqishëm të vlerës së UÇK-së në Parlament.

 

Komuna e Vushtrrisë po kthehet në një vatër të përkrahjes së projektit tonë për zgjedhjet e parakohshme. Bashkëluftëtarët tanë në Dubofc dhe në përgjithësi në Vushtrri, janë duke u mobilizuar fuqishëm krah nesh dhe projektit tonë në mbrojtje të vlerave më sublime të kombit, vlerave të familjeve patriotike që ndër vite kanë dhënë shumë për Kosovën.

Pavarësisht bindjeve partiake me përkrahjen e bashkëluftëtarëve, familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës së shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, kauzën tonë që kemi nisur do ta çojmë përpara, deri në Parlament dhe kudo në institucionet e Republikës sonë.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *