MacBook Air do të ridizajnohet, rikthehet karikuesi MagSafe

Apple është duke punuar në një dizajn të ri MacBook Air i cili do të rikthejë karikimin MagSafe. Sipas një raporti të Bloomberg, MacBook Air i ri mund të debutojë drejt fundit të këtij viti ose në fillim të 2022 dhe është dizajnuar për të qenë më i hollë dhe i lehtë sesa modeli ekzistues.

 

 

MacBook Air i ri mund të jetë vogël falë eliminimit të kornizave të ekranit 13-inç ndërsa një risi për këtë laptop sipas raportit është përfshirja e dy portave USB 4.

 

Së bashku me laptopin e ri pritet që Apple të sjellë edhe gjeneratën e re të procesorëve për të pasuar Apple M1 që debutoi me MacBook Air ekzistues në Nëntor.

Sistemi i karikimit magnetik të Apple, MagSafe, gjithashtu do të rikthehet me ridizajnimin duke ruajtur të njëjtën formë si modeli i kaluar.

Bloomberg thotë se Apple kishte konsideruar edhe një version të madh 15-inç të MacBook Air por aktualisht këto plane janë lënë mënjëanë.

Lajmet e për ridizajnimin e MacBook Air vinë një javë pas raportit të analistit të mirënjohur të produkteve të Apple Ming Chi-Kuo i cili tha se edhe MacBook Pro do të ridizajnohet.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *