Haradinaj në Pejë: 14 shkurti është referendum për Kosovën në NATO

Kandidati për president nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherësh lider i kësaj partie, Ramush Haradinaj, sot ka vizituar Pejën, ku edhe ka prezantuar programin.

 

 

Ai përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka thënë se Kosova ka nevojë për unitet të brendshëm, në rrugën e saj drejt NATO-s.

 

 

“14 shkurti është referendum për Kosovën në NATO. Unë dhe bashkëluftëtarët e mi, ishim të gatshëm kur ishte koha për të çliruar vendin, e jemi të gatshëm edhe për ta mbrojtur. Por mbrojtja më e mirë e vendit është Kosova në NATO. Nëse kjo nuk arrihet në vitet në vijim, organizimi i referendumit për bashkim me Shqipërinë, është rruga që ne do të ndjekim, për të siguruar veten dhe paqen në rajon”, shkruan Haradinaj.

Postimi i plotë:

Gjithmonë i nderuar në mesin e bashkëluftëtarëve. Sot në Pejë, zhvillova tri takime të ndara me luftëtarë nga komuna e Pejës, që të shmangim grumbullimet e mëdha për shkak të gjendjes pandemike.

Aleanca qysh në qeverisjen e saj të parë, kishte inicuar dhe miratuar ligjin për kategoritë e lirisë. Edhe gjatë qeverisjes tonë të dytë, kategoritë e lirisë ishin prioritet i yni dhe u trajtuan me dinjitetin që ju takon. I sigurova bashkëluftëtarët, që vlera e tyre dhe kontributi çlirimtar për Atdheun, do të çmohet përjetësisht.

Sot kisha rastin të shpalos para tyre, Programin tonë 2021 – 2025 që fokusohet në zhvillimin ekonomik. Kërkova nga ta mbështetjen për këtë program si dhe për kandidaturën time për President.

Kosova ka nevojë për unitet të brendshëm, në rrugën e saj drejt NATO-së. Por ne nuk do të qëndrojmë të bllokuar, e në tavolina dialogu deri në pafundësi, sepse nëse vazhdon izolimi jonë, fitojnë vetëm Serbia dhe Rusia.

14 shkurti është referendum për Kosovën në NATO. Unë dhe bashkëluftëtarët e mi, ishim të gatshëm kur ishte koha për të çliruar vendin, e jemi të gatshëm edhe për ta mbrojtur. Por mbrojtja më e mirë e vendit është Kosova në NATO. Nëse kjo nuk arrihet në vitet në vijim, organizimi i referendumit për bashkim me Shqipërinë, është rruga që ne do të ndjekim, për të siguruar veten dhe paqen në rajon.

Vota për Aleancën, garanton atë që e kemi arritur deri më tash, me shumë sakrificë, dhe e siguron gjeneratën e re që të mos përjetojë atë që ne përjetuam në fund të shekullit të kaluar.

#ForcaeKosovës

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *