Mbi 1000 specialistë shëndetësorë jashtë listës së pagave

Sipas statistikave, Kosova numëron mbi njëmijë e pesqind specializantë shëndetësorë, prej të cilëve mbi njëmijë janë duke vepruar si vullnetarë, pa paga.

Specialisti i ortopedisë, Arbër Tolaj, si njohës i problematikave kuadrovike shëndetësore në Kosovë, ekskluzivisht për faqen Peja në Fokus, ka ngritur shqetësimin e tij, lidhur me mos inkuadrimin e mbi 1000 specialistëve shëndetësorë, në listën e pagave.

 

Tolaj, këtë problematikë e ka ngritur edhe në Kuvendin e Kosovës, në cilësinë e deputetit, ndërsa këmbëngulë se, inkuadrimi i profesionistëve shëndetësorë që janë lënë në shërbimin vullnetar, në listën e pagave duhet dhe do të bëhet përmes rishikimit buxhetorë si dhe subvencioneve, ndërsa insiston se largimi i tyre nga Kosova vie si pasojë e injorimit të vazhdueshëm.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *