Këto janë pesë pikat e mbledhjes së KQZ-së ku do bëhet certifikimi i kandidatëve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka lëshuar një njoftim sa i përket mbledhjes e cila do të mbahet sot, e ku do të bëhet edhe certifikimi i kandidatëve.

me anë të një komunikate për media ka bërë të ditur se sot në mbledhje janë pesë pika të rendit të ditës.

“Ju njoftoj se sot (e premte, 22 janar, ora 14:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës në të përgatitjes së organizimit të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 14 shkurt 2021”, thuhet në komunikatë.

Rendi i ditës:

Hyrje – Znj. , kryesuese e mbledhjes së KQZ-së;

Aktivitetet e Sekretariatit të KQZ-së;

Raport i Këshillave të KQZ-së

Këshilli për Çështje Ligjore:

– Shqyrtimi dhe miratimi i udhëzuesit për Komisionin Komunal të Zgjedhjeve për identifikimin e votuesve në vendvotim për e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, 2021.

Aktivitetet e ZRPPC-së:

–  Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për akreditimin e vëzhguesve.

–  Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre.

Të ndryshme;.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *