Pasi tha se është e kërcënuar, Glauk Konjufca i reagon Valdete Dakës

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, , u është kundërpërgjigjur akuzave dhe kërcënimeve që ka marrë pas një deklarimi të kandidatit për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, .

Konjufca, në një emision televiziv, u shpreh se kryetarja e KQZ-së po punon për pamundësimin e kandidimit për deputet të kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurtit.

Pas kësaj deklarate, Daka ka thënë se ka marrë shumë kërcënime edhe në drejtim të familjes së saj, por që nuk do ta zmbrapsin nga puna që bën.

 

“Kërcënimet publike ndaj meje dhe shqetësimet që po i përjeton familja ime janë të paprecedenta dhe të rrezikshme. Të gjithë kandidatët që dje e kanë parë veten në listën e Këshillit Gjyqësor të Kosovës si persona që nuk plotësojnë kriterin për t’u certifikuar si kandidat për deputetë, do t’iu them vetëm dy fjalë, shkurt, shqip dhe qartë: Është ligji dhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese që ua pamundëson kandidimin dhe jo unë”, ka thënë Daka në konferencën për media.

Sipas Dakës, është bërë e lehtë për burrat e politikës që të sulmojnë një grua dhe një nënë që nuk e mbron dhe nuk e mbështet asnjë parti politike.

Por, në një përgjigje për ktv, ka reaguar Glauk Konjufca, duke thënë se nuk ka folur për Valdete Dakën si nënë, por si person që me kompetencat që ka po e keqpërdor detyrën zyrtare. Ai e ka akuzuar Dakën se është vënë në shërbim të krimit të organizuar.

“Demokracinë përfaqësuese dhe sigurinë juridike në Kosovë nuk e rrezikon fare fakti që Valdete Daka është nënë, por që ajo, si kryetare e KQZ-së, po e keqpërdor pozitën e saj publike. Ajo e ka përgjegjësi kushtetuese lehtësimin e shprehjes së vullnetit qytetar në zgjedhje. Por, qëllimisht është pozicionuar kundër këtij vullneti. Valdete Daka me vendimet e saj dhe ndikimin në KQZ edhe aty ku s’e ka kompetencë, fatkeqësisht është vënë në shërbim të krimit të organizuar që është mobilizuar për eliminimin e Albin Kurtit nga gara politike. Së dyti – ajo po e synon edhe eliminimin e mërgatës nga pjesëmarrja në zgjedhje. Kjo është e vërteta”, ka deklaruar Konjufca.

Për akuzat ndaj Valdete Dakës dhe institucionit që ajo drejton kanë reaguar disa organizata të shoqërisë civile, si dhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, i cili ka kërkuar hetim për situatën e krijuar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *