Zhdukja e biznesmenit italian, dyshohet se u dogj në makinë

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” po trajtohet zhdukja e italianit Davide Pecorellit në vendin tonë.

Gazetari Mentor Kikia tha se ka pasur mungesë transparence nga ana e policisë duke mos dhënë informacionin e duhur në media.

“Të njoftosh që u dogj një makinë dhe të njoftosh që është djegur një skelet njeriu janë gjëra  të ndryshme. Mediet s’do të japin lajme përditë  për djegie makine. Bëhet fjalë për mungesë të transparencës, nëse aty kishte një skelet njeriu duhet të ishte thënë”, tha ai.

Ndërsa zv. ministri i Brendshëm, Julian Hodaj tha se janë referuar në media ato që diheshin. Raportohet ajo që është e sigurt dhe e vërtetuar, janë referuar ato gjëra që diheshin”, tha ai.

 

“Nuk kishte pse policia ta lëvizte automjetin nga vendi i ngjarjes. Eshtrat janë konstatuar të nesërmen në automjet, nëse ai ka fakte le të mi tregojë”, Klodiana Lala.

“Nga Tirana kanë shkuar ekspertëve më të mirë, ka dy çështje prishje e vendit të ngjarjes dhe ekspertët. Në dosjen që ka prokuroria e Pukës, ka shkuar zjarrfikësja dhe ka prishur gjithë vendngjarjen. Në këndvështrimin e juristit të kriminalistikës duhej që automjeti të ishte këqyrur në vendin e ngjarjes, të pritej të zbardhej drita”, tha Hodaj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *