Vetëvendosje thotë se mërgata i prin ndryshimit, mbi 52 mijë aplikime të pranuara

Më 13 janar ka nisur afati për aplikimin e diasporës për regjistrim në votim.

 

 

Sipas Lëvizjes Vetëvendosje, deri tani janë mbi 52 mijë aplikime të pranuar deri më 17 janar 2021.

 

 

“Mbi 52000 aplikime të pranuara”, shkruan në faqen zyrtare të Lëvizjes Vetëvendosje, bashkë me të dhënat e aplikimit të diasporës për zgjedhjet e 6 tetorit 2019, ku sipas kësaj partie kishin qenë gjithsej rreth 40 mijë aplikime, prej të cilave të pranuar ishin rreth 35 mijë.

Afati për aplikimin e diasporës për regjistrim në zgjedhjet e 14 shkurtit përfundon më 21 janar. Të drejtë vote kanë të gjithë ata persona që së paku njërin prind e kanë të lindur në Kosovë edhe nëse prindi nuk ka shtetësi të Kosovës.

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *