Prof. Dr. Ramë Likaj, intelektuali më modern për legjislaturën e ardhshme!

 

Shkruan: Fitim Dreshaj

Prof. Dr. Ramë Likaj, si një personalitet me vlera të larta morale dhe intelektuale, i përkushtuar dhe ambicioz, ka fituar zemrat e të gjithë qytetarëve, intelektualëve e personaliteteve të cilët ia duan të mirën Republikës!

Arti i tij, i të bërit politikë, është zhvilluar qysh nga rinia e tij. Mjeshtëria e tij intelektuale e akademike, përvoja e gjatë jetësore dhe profesionale brenda dhe jashtë vendit, ekspertizat e ndryshme profesionale, bënë që ky personalitet të jetë më i duhuri për ulësen e legjislaturës së ardhshme.

Fryma e pastër intelektuale që ai përcjell tek studentët e tij, është simbiozë qëndrese e frymëzimi për tu angazhuar e thelluar në shkencë, duke i arritur majet më të larta akademike, dhe duke u bërë jehonë vlerësimi në vendin tonë, dhe përfaqësues i saj anë e kënd botës.

Jeta politike e tij është e gjitha për avancimin e shoqërisë, dhe natyrisht që një politikan i suksesshëm është i kënaqur me sakrifikimin e gjithçkaje për hir të interesave të përgjithshme të qytetarëve të Republikës. Tek ky personalitet dominon vlera ndaj jo vlerës, e mira ndaj të keqes, drejtësia ndaj padrejtësisë, sinqeriteti ndaj urrejtjes, besnikëria ndaj tradhtisë, dhe morali ndaj pabesisë.

Takimet dhe mobilizimet e shumta me të rinjë, student, intelektual të fushës, dhe fryma e rritjes nga një familje intelektuale, ka bërë që Dr. Ramë Likaj, të fitojë zemrat e të gjithë qytetarëve.

Bashkëpunimi i tij i ngushtë me kryetarin e AAK-së, z. Ramush Haradinaj, dhe lufta e tyre e përbashkët si një familje e madhe politike, ka bërë që Dr. Ramë Likaj, t’i rritet e ofrohet skenës politike, duke ofruar mundësi dhe kulturë të lartë qeverisëse, si njëri ndër ministrat më të suksesshëm të pasluftës në vend, në sektorin e arsimit.

Ministri Likaj, është një brez i ri kulturash politike në vend, por me përvojë shumë të gjatë, i dalur nga një familje intelektualësh e patriotësh, të cilët dhanë shumë për vendin e tyre. Tanimë, qytetarët e Republikës, po presin vendimmarrje të re politike në vend, pas zgjedhjeve të parakohshme.

Ministri, Ramë Likaj, do t’i rrënjos shumë forca politike në vend. Fuqia dhe mbështetja e madhe për të, po rritet për çdo ditë e më shumë. Vëmendja e të gjithë përkrahësve është se cili do të jetë numri potencial në listën e kandidimit.

Ai numër do të jetë bindshëm në mendjen e çdo intelektuali, të cilët duan që ky vend të jehojë me politika përfaqësuese, politika të cilat e bëjnë ndritshme jetën publike të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Ajo se çka është e sigurtë, është se asnjë kandidat tjetër potencial, nuk mund t’i paraprijë kësaj gare më mirë, e me fitore të sigurtë, se prof. Dr. Ramë Likaj.

Mjeshtëria e tij politike, talenti dhe revolucioni që pritet të ia vulos fitorën në këto zgjedhje, do të jetë vlerë e përbashkët e të gjithë qytetarëve, patriotëve e intelektualëve të Republikës, të cilët aspirojnë që politikat publike, të ngriten e të jetësohen nga njerëz me integritet, siç është, prof. Dr. Ramë Likaj.

Besimi në vlera dhe lidership krijohet në bazë të frymës së sinqertë të cilën e përçon profesor Likaj. Një vizionar i madh, sikurse ai, posedon koncepte të qarta demokratike dhe përplot vizione në rrugëtimin e përbashkët me të gjithë qytetarët, prandaj, ta respektojmë, ta duam, e ta vlerësojmë, sepse modestia intelektuale e tij, është arma më e fuqishme e përfaqësimit të politikave publike në vendin tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *