Sami Lushtaku a po e sfidon Ramiz Lladrovcin duke i hyrë në terren

Dje, Sami Lushtaku ka bërë fushatë në Tërstenik të Drenasit, Komunë e cila udhehiqet nga Ramiz Lladrovci, ai nga aty ka marrë mbështetje për PDK-në.

Në foto shihet se aty prezent nuk ishtë Ramiz Lladrovci.Kujtojmë qe raportet mes tyre janë acaruar se fundmi.

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Sami Lushtaku dhe kandidatë për deputetë e strukutura të degës së PDK në Skenderaj e Drenas kanë takuar qytetarët e Tërstenikut të Drenasit. Numri 2 i PDK ka marrë mbështetje të forte të qytetarëve të Tërstenikut.

“Mbremjen e përfunduam në konakun e ngrohtë të familjes Bazaj në Terstenik.

I falënderoj të gjithë qytetarët anë e kënd Kosovës për mbështetjen dhe besimin që tregojnë ndaj meje dhe ndaj Partisë Demokratike të Kosovës!”, ka shkruar Lushtaku në facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *